Ushqimet më të mira që e zvogëlojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës

  • E.K /
  • 27 March 2021 - 11:07
Ushqimet më të mira që e zvogëlojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës

Ua sjellim gjashtë ushqimet, të cilat janë më efikaset për ta zvogëluar rrezikun nga paraqitja e sëmundjeve të zemrës.

PESHQIT ME DHJAMË

Peshqit që janë të pasur me thartira yndyrore omega-3, si toni, salmoni dhe sardinet, ndihmojnë në zvogëlimin e triglicerideve dhe rritjen e nivelit të kolesterolit të mirë, HDL. Ata po ashtu rrisin edhe elasticitetin e enëve të gjakut dhe e tëhollojnë gjakun, duke zvogëluar rrezikun nga formimi i droçkave të gjakut dhe bllokimi i qarkullimit.

ÇAJI

Antioksiduesit flavonoide, që gjenden në çaj, e zvogëlojnë rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare, por edhe nga diabeti dhe kanceri. Studimet kanë treguar se çaji po ashtu parandalon depozitimin e dhjamit në enët e gjakut. Konsumimi i 3-6 gotave çaj në ditë lidhet me një zvogëlim të rrezikut nga sëmundjet e zemrës për 45%.

BAJAMET

Bajamet janë të pasura me fitosterole, fibra dhe thartirë oleike, që është thartirë e pangopur yndyrore. Duke konsumuar një sasi prej rreth 50 g bajame në ditë, për të paktën gjashtë javë, ju mund ta ulni nivelin e kolesterolit të keq në gjak. Pra, mundohuni që ta zëvendësoni ushqimin tuaj jo të shën-detshëm grimcues, me bajame.

BORONICAT

Aju pëlqejnë boronicat? A e keni ditur se konsumimi i rregullt i tyre ndihmon në uljen e shtypjes së lartë të gjakut dhe në zvogëlimin e mbylljes së arterieve? Kjo për shkak se boronicat e rrisin nivelin e oksidit të azotit, i cili ka rëndësi të madhe për zgjerimin e enëve të gjakut deri në 69%.

(Kosova Sot Online)