Mungesa e ujit në organizëm

  • E.K /
  • 27 March 2021 - 10:55
Mungesa e ujit në organizëm

Mungesa e lehtë e lëngjeve në organizëm mund ta rrisë dëshirën për ushqim. Mungesa e ujit në të njëjtën kohë e thanë lëkurën dhe përshpejton paraqitjen e rrudhave. Organizmi mesatarisht ka nevojë për rreth 2 litra ujë në ditë, edhe pse meshkujve u preferohet edhe një litër më shumë. Mungesa e ujit e ngadalëson metabolizmin. Sa më mirë që të jetë i hidratuar organizmi, aq më i shpejtë do të jetë metabolizmi, thotë studimi amerikan i shkencëtarit dr. Howard Murad.

Kjo d.m.th. se mungesa e ujit në organizëm shkakton paraqitjen e mbipeshës. Mungesa e ujit po ashtu e dobëson përqendrimin. Një studim i bërë nga "King's College" në Londër, ka konfirmuar se truri i adoleshentëve të dehidruar zvogëlohej përkohësisht, duke ndikuar në zvogëlimin e përqendrimit të tyre. Sa i përket ngrënies së tepërt, të shkaktuar nga dehidrimi i butë, studimet kanë konstatuar se njerëzit të cilët para buke pinin dy gota me ujë, më pas konsumonin 75 deri 90 kalori më pak, sesa njerëzit të cilët nuk pinin ujë para buke. Sa i përket paraqitjes së rrudhave si pasojë e dehidrimit, besojmë se çdo gjë është e qartë.

(Kosova Sot Online)