
Lexoni edhe:
Aktivisti i VV-së që shkeli qenin gjatë fushatës, tani ia ofron shtëpinë dhe truallin falas Albin Kurtit
Me anë të kontrollimeve sistematike shëndetësore mund ta zbuloni diabetin me kohë dhe të filloni me terapi adekuate. Simptomat e diabetit shpesh nuk vërehen me kohë. Nëse nuk mjekohet, diabeti mund të ketë pasoja serioze për shëndet. Simptomat e para të sëmundjes në fjalë janë urinimi i shpeshtuar, si dhe nevoja e rritur për ujë.
Rritja e ndjenjës së urisë është edhe një shenjë e diabetit, e cila shkaktohet nga ndryshimi i përqendrimit të sheqerit në gjak. Një shenjë tjetër e hershme e diabetit është edhe lodhja kronike, por edhe ndryshimet e shpejta në peshë (shtimi, apo humbja e shpejtë e peshës trupore). Ndonjëherë, ndër simptomat e para të diabetit mund të jetë edhe çrregullimi i shikimit, pastaj tharja e lëkurës, apo dobësimi i qarkullimit. Lëkura më e errët në qafë, apo sqetulla, mund të jetë shenjë e rezistencës në insulinë, si dhe e nivelit të lartë të sheqerit në gjak.
(Kosova Sot Online)