Qeliza e parë sintetike mund të shumohet

  • E.K /
  • 31 March 2021 - 11:07
 Qeliza e parë sintetike mund të shumohet

Qeliza e parë sintetike është në gjendje të replikohet. E projektuar në kompjuter dhe e lindur në provëz, mund të rritet dhe të shumohet në çift, nga të cilat më pas mund të lindin koloni të vërteta, në gjendje të prodhojnë ilaçe e vaksina.

Por mund të shërbejnë edhe për pastrimin e terrenit dhe të ujit, apo mund të përdoren si fabrika karburanti për ushqimin e së ardhmes.

Sipas shkencëtarëve të instituteve më të përparuara të biologjisë sintetike në SHBA, do të ndihmojnë edhe në zbulimin e rrënjëve të jetës.

Edhe me parë janë bërë përpjekje për krijimin në laboratorë të baktereve apo qelizave, por nuk arrinin të mbijetonin dhe të shumoheshin, dhe kjo e fundit si fazë rezultonte gjithnjë problematike. Por tashmë edhe kjo gjë u realizua me sukses.

Kërkimet në këtë fushë duken tashmë si një “puzzle” që duhet plotësuar, pasi për të projektuar një qelizë që nuk jeton në natyre dhe me detyra precize për të kryer, do të jenë të nevojshme shumë studime të tjera.

Por ekspertët shpjegojnë se ky është hapi i parë mjaft i rëndësishëm dhe i hap rrugën një sërë mundësish për jetën sintetike.

(Kosova Sot Online)