6 ilaçet shtëpiake për infeksionet në traktin urinar

  • E.K /
  • 01 April 2021 - 11:43
6 ilaçet shtëpiake për infeksionet në traktin urinar

Infeksionet në traktin urinar janë një problem i zakonshëm,që shfaqen si te meshkujt po ashtu edhe te femrat.Janë disa simptoma që ndërlidhen me këtë çështje shëndetësore.Midis tyre janë edhe simptomat si sasi e vogël gjatë urinimit,urinim i shpeshtë,ndryshimi në ngjyrën e urinës, fryrje e edhe temperaturë.Në vijim ju paraqesim disa ilaçe shtëpiake,para se të përcaktoheni për ta vizituar mjekun.

UTHULLA E MOLLËS

Uthulla e mollës është një ilaç shtëpiak që ndihmon në shërimin e infeksionit urinar. Kjo uthull është e pasur me kalium, enzima dhe minerale tjera, esenciale që mund t'ju vijnë në ndihmë. Merrni një gotë me ujë dhe shtoni 2 lugë me uthull të mollës. Mund të shtoni lëng limoni me mjaltë për ta pakësuar shijen e thartë. Ta konsumoni dy herë në ditë.

EKSTRAKTET E BORONICËS SË KUQE

Nëse dëshironi ta parandaloni infeksionin në traktin urinar, ekstraktet e boronicave të kuqe janë ato që duhet të përcaktoheni. Këto ekstrakte po ashtu ndikojnë në ndalimin e përparimit të bakterit "E.coli" e po ashtu duke mos e lënë të ngjitet nëpër muret e arterieve. Po ashtu, mund të përcaktoheni për lëng të boronicave të kuqe, pa sheqer, pasi që sheqeri pakëson efektin e saj.

SODË BIKARBONI

Duke shtuar një lugë sodë bikarboni në një gotë me ujë dhe duke e përdorur dy herë në ditë mund të ndihmojë në rritjen e acideve dhe ekuilibrin e tyre bazë për të eliminuar dhimbjen. Duke eliminuar acidet në urinën tuaj, jeni në rrugë të mirë për t'u shëruar.

BORONICAT

Boronicat njihen për aftësinë e tyre në pengimin e baktereve në trupin tuaj dhe ndihmon në trajtimin dhe parandalimin e infeksionit në traktin urinar. Po ashtu, substancat antioksidues në këtë fryt e forcojnë sistemin imun, derisa në të njëjtën mënyrë parandalon përhapjen e baktereve. Lëngun e tyre po ashtu mund ta shtoni në drithërat që i hani për mëngjes, apo ta pini lëngun tij në mëngjes, drekë dhe mbrëmje.

VAJI I ÇAJIT TË LISIT

I nfeksionet e fshikëzës mund të hiqen qafe me ndihmën e vajit të çajit të lisit. Mund ta përdorni duke shtuar rreth dhjetë pika të këtij vaji në vaskën tuaj dhe e përdorni për ta pastruar uretrën tuaj. Një tjetër mënyrë për ta trajtuar infeksionin është rreth gjashtë pika t'i shtoni në ujin e ngrohtë dhe dështoni 2 lugë jogurt.

ANANASI

Nëse me kënaqësi e hani ananasin, atëherë ta dini se ju ndihmon t'i minimizoni gjasat që të pësoni infeksion në traktin urinar. Ananasi është i pasur me enzima që reduktojnë simptomat e infeksionit të fshikëzës. Po ashtu mund ta përdorni përkrah antibiotikëve, të cilët u janë përshkruar me udhëzimin e mjekut.

(Kosova Sot Online)