Cilat video-lojëra janë të dobishme te autistët?

  • E.K /
  • 02 April 2021 - 13:24
 Cilat video-lojëra janë të dobishme te autistët?

Kërkimet e reja bëjnë me dije se video lojërat jo të dhunshme, ato që kanë një storie në vetvete, mund të kenë përfitime për njerëzit me autizëm. Klinicistët dhe zhvilluesit e softuerëve mund të zhvillojnë trajtime të bazuara në lojë për njerëzit me çrregullime të spektrit të autizmit. Studimet e mëparshme kanë treguar se, kur lojërat kënaqin nevojat sociale të lojtarit, atëherë vjen deri te rritja e motivimit për të luajtur sërish, gjë që i bën lojtarët të ndihen mirë.

"Motivimi për t'u angazhuar dhe për t'u kënaqur me video-lojëra korrespondon me parimet që aplikohen te motivimi i njerëzve në përgjithësi", thotë Daniel Bormann nga Universiteti i Frajburgut, në Gjermani. Studimi i bërë nga dr Bormann dhe kolegët e tij tregon se lojtarët e lojërave që përmbajnë një tregim janë më të angazhuar në lojën e tyre, gjë që mendohet të jetë e dobishme sidomos te autizmi.

(Kosova Sot Online)