Këto ushqime nuk duhet t’i hani pas moshës 35 vjeç për të shmangur kancerin

  • G.G /
  • 03 April 2021 - 11:31
Këto ushqime nuk duhet t’i hani pas moshës 35 vjeç për të shmangur kancerin

Shëndeti juaj varet nga zakonet e të ngrënit. Ushqimet e pasura me vlera ushqyese mbrojnë trupin nga zhvillimi i sëmundjeve të ndryshme, përfshirë kancerin. Në artikullim më poshtë, do ju tregojë se kush janë ushqimet që nuk duhet të hani pasi të jeni bërë 35-vjeç, në mënyrë që të shmangni kancerin.

1. Mishi i kuq

Nëse jeni adhurues të hamburgerëve dhe hot-dog kemi një lajm të keq për ju. Mishi i përpunuar është një kancerogjen i rrezikshëm dhe mishi i kuq shkakton kancer. Ju duhet të ekuilibroni dietën tuaj me mish pule dhe peshk.

2. Ushqimet e tymosura

Mishi dhe peshku i tymosur janë vërtet të shijshëm, por shumë të dëmshme për shkak të kancerogjenëve që ndryshojnë ADN-në dhe shkaktojnë kancer. Ngrënia e këtyre produkteve mund të shkaktojë pasoja negative, prandaj duhet të mendoni seriozisht konsumin e tyre, informon abcnews.al.

3. Produktet e sheqerit

Ekziston një lidhje mes sheqerit dhe kancerit të pankreasit, kështu që duhet ta mendoni dy herë para se ta hani një ëmbëlsirë.

4. Pijet me gaz dhe lëngjet e blera në dyqan

Pijet me gaz dhe lëngjet e frutave të blera në dyqan përmbajnë shumë sheqer. Pirja e tyre mund të çojë në peshë të tepërt, në sëmundje zemre, diabet dhe kancer. Në vend të tyre është mirë të pini ujë, çaj ose lëngje të freskëta, informon abcnews.al.

5. Ushqime të skuqura

Të gjithë e pëlqejnë ushqimin e skuqur, por konsumi i tij rrit rrezikun e kancerit të prostatës, gjirit, zorrës së trashë dhe rektumit.

6. Patate të skuqura

Patatet e skuqura janë jashtëzakonisht të rrezikshme për shkak të kancerogjenëve që mund të shkaktojnë kancer të vezoreve ose të veshkave. Është mirë të mos i konsumoni shpesh.

7. Mielli i bardhë i rafinuar

Komponentët e shtuar në miellin e bardhë janë toksikë. Konsumi i produkteve të bëra nga mielli i bardhë i rafinuar mund të shkaktojnë kancer. Në mënyrë që të qëndroni të shëndetshëm duhet të kufizoni marrjen e produkteve të miellit të bardhë dhe të filloni të hani drithëra.

(Kosova Sot Online)