Konsumoni këto ushqime dhe humbni në peshë pa vuajtur urie

  • E.K /
  • 05 prill 2021 - 11:36
Konsumoni këto ushqime dhe humbni në peshë pa vuajtur urie

Në vijim ju paraqesim disa nga kombinimet e ushqimeve, të cilat mund t'i hani midis shujtave kryesore, e përsëri të jeni në rrugë drejt një linje vitale të trupit.

KEKSË NGA GRURI DHE DJATHI

Shkaku i përbërësve të shumtë shërues, mund të hani edhe disa keksë nga kokrra e grurit. Për një kënaqësi edhe më të madhe, provoni kombinimin e këtij keksi të shëndetshëm dhe djathit të freskët.

JOGURT GREK ME MJEDRA

Kombinimi i jogurtit grek dhe mjedrat do t'ju ngopin dhe ndikojnë mirë në shëndetin tuaj. Jogurti është i pasur me proteina, që janë të shëndetshme për ndërtimin dhe forcimin e muskujve, e mjedrat janë të pasura me vitamina C shumë të shëndetshme, të cilat përshpejtojnë shkrirjen e dhjamit.

FLLUSKAT ME BORONICA

Ky kombinim i shijshëm nuk është i rezervuar vetëm për orët e mëngjesit. Niveli i lartë prej fibrave, flluskat i bën zamër të shkëlqyeshme për të gjithë ata, që duan të humbasin në peshë, derisa boronicat flluskat i bëjnë edhe më të shijshme dhe ofrojnë dozë të mjaftueshme me vitamina C.

ARRAT DHE RRUSHI

Këto ushqime janë shumë të shijshme, dhe do t'jua shuajnë dëshirën për ushqim, e organizmit i sigurojnë materie ushqyese. Rrushi përmban sheqer, i cili ofron energji dhe fibra, që ndihmojnë në detoksimin e organizmit. Përmes arrave do të konsumoni proteina dhe yndyra të shëndetshme.

BANANIA DHE GJALPI NGA KIKIRIKËT

Ky kombinim i këtyre dy artikujve ushqimorë, në vete përmban përbërës të pasur, që ofrojnë energji dhe munden shumë shpejt t'ju ngopin dhe me këtë ta kënaqin apo përmbushin oreksin e shtuar.

(Kosova Sot Online)