Ja kush e shkakton mbajtjen e ujit në organizëm

  • E.K /
  • 06 April 2021 - 10:49
Ja kush e shkakton mbajtjen e ujit në organizëm

Shkaktarët e mbajtjes së ujit në organizëm mund t'i kërkojmë në disa gjendje, shprehi apo në ushqim. Çekuilibri i hormoneve gjatë ciklit menstrual, shtatzënia, menopauza dhe PMS-a, gruan mund ta lënë ashtu të dëmtuar, e nuk është kurrfarë fshehtësie se si gjoksi disi ju ka mbetur më i "fryrë" disa ditë para se të pasojë cikli i rregullt menstrual.

Konsumimi i tepruar i kripës, sheqerit dhe yndyrave mund të ndikojë në mbajtjen e ujit në organizëm. E kësaj gjendje më shumë i ndihmon edhe konsumimi jo i mjaftueshëm me vitamina të kompleksit B dhe proteinave. Ushqimi i shpejtë dhe gjellët janë plot me kripë, kështu që trupi fillon ta mbajë ujin, e ne ndihemi të fryrë në hapësirat përreth stomakut dhe në ekstremitete. Po ashtu, sëmundjet kronike si ato të veshkave, mushkërive apo artriti mund të shkaktojnë mbajtjen e ujit.

(Kosova Sot Online)