Me frymëmarrje të qetë dhe të thellë e zgjatim jetën

  • E.K /
  • 06 April 2021 - 13:10
Me frymëmarrje të qetë dhe të thellë e zgjatim jetën

Me siguri keni dëgjuar se qeniet që marrin frymë më ngadalë dhe më qetë, jetojnë më gjatë. Frymëmarrja jonë ndërlidhet edhe me fizikun e përgjithshëm dhe gjendjen psikike. Kështu, frymëmarrja e thellë dhe relaksi përmirësojnë shëndetin fizik dhe psikik. Frymëmarrja si duhet ndikon mirë edhe te sistemi imun, duke shtuar energjinë në trup. Pos kësaj, ndikon mirë edhe në sistemin nervor dhe zvogëlon stresin. Frymëmarrja e thellë përshpejton shërimin nga traumat dhe sëmundjet, e ndihmon edhe te sëmundjet e sistemit të frymëmarrjes si astma apo bronkitisi.

Përmes frymëmarrjes së thellë, trupi ynë heq qafe rreth 70 për qind të helmeve të grumbulluara. Nëse nuk merrni frymë si duhet, do ta pamundësoni këtë proces, e kjo shkakton lodhjen e sistemeve trupore sepse më pas ato duhet marrë rolin e frymës në detoksimin e trupit. Kjo në përgjithësi sjell deri te sëmundjet. Frymëmarrja liron trupin dhe mendjen nga tensionimet. Kur trupi është nën stres, kur jemi të frikësuar, të brengosur apo të zemëruar, muskujt tkurren, e frymëmarrja është më e cekët.

(Kosova Sot Online)