Antioksiduesit e fortë: Recetat për lëngje nga perimet

  • A.P /
  • 07 prill 2021 - 15:30
Antioksiduesit e fortë: Recetat për lëngje nga perimet

LËNGU NGA PANXHARI

Përbërësit: - 3 panxharë, 1 cm rrënjë xhenxhefili, 1 spec, 2 mollë, 1 hudhër, 2 selino Përgatitja: në blender shtrydhni gjithë përbërësit, më pas e hidhni në gotë.

LËNGU NGA BROKOLI

Përbërësit: - 1 pjesë brokoli, 2 karota, 1 mollë Përgatitja: Në blender përzieni të gjithë përbërësit, më pas lëngun hidheni në gotë.

LËNGU NGA LAKRA

Përbërësit: - 1/8 e lakrës, 4 gjethe spinaq, 2 gjethe rozmarinë, 2 karota, 1 mollë. Përgatitja: Në blender përzieni gjithë përbërësit, më pas lëngun e hidhni në gotë.

LËNGU NGA KAROTA

Përbërësit: - 3 karota, 6 gjethe spinaq, 1 hudhër, gjysmë limon, speca pikant të bluar. Përgatitja: në blender përzieni gjithë përbërësit, më pas e hidhni në gotë.

LËNGU NGA KAROTA DHE MOLLA

Përbërësit: - 4 karota, 2 selino, 1 mollë, 4 pjesë majdanoz Përgatitja: në blender përzieni gjithë përbërësit, më pas i hidhni në gotë..

LËNGU NGA BROKOLI DHE XHENXHEFILI

Përbërësit: - 2 pjesë brokol, 1 hudhër, 1/8 e lakrës, 1 cm rrënjë xhenxhefili Përgatitja: Në blender përzieni gjithë përbërësit, më pas i hidhni në gotë. 

(Kosova Sot Online)