Pija e gjelbër për humbjen e kileve të tepërta dhe për largimin e helmeve

  • E.K /
  • 09 April 2021 - 10:46
Pija e gjelbër për humbjen e kileve të tepërta dhe për largimin e helmeve

Nëse doni që të keni një bel për merak, pa dhjam të tepërt, si dhe ta ulni ndjeshëm nivelin e kolesterolit në gjak, atëherë duhet ta konsumoni këtë pije.

PËRBËRËSIT

1 kg limona - 1,5 litra ujë - 3 tufa majdanoz - Pak sodë të bukës.

PËRGATITJA

Lani mirë limonët duke i fërkuar me sodë të bukës, më pas vazhdoni duke i zhytur ata në ujë të ftohtë, duke i lënë rreth gjysmë ore më pas. Më pas, vloni 1,5 litra ujë dhe lëreni atë ujë të ftohet. Grijeni limonin dhe majdanozin dhe qitni ata në ujin e ftohtë. Lëreni këtë përzierje në frigorifer për 24 orë. Më pas bluani ata përbërës dhe futni sërish në frigorifer. Konsumoni 100 ml të kësaj përzierjeje çdo ditë.

(Kosova Sot Online)