Pema e lëngshme që shëron gjithçka

  • E.K /
  • 10 prill 2021 - 10:23
Pema e lëngshme që shëron gjithçka

Megjithëse fiku i tharë është i pranishëm gjithë vitin, nuk ekziston një shije e njëjtë sikurse e fikut të freskët. Ndihmojnë të shëroheni nga aknet dhe njollat dhe luftojnë kancerin. Janë të pasura me beta-karotinë, vitaminat A, C, E dhe K, kalcium, hekur dhe minerale të tjera.

PARANDALON KANCERIN

Shkencëtarët japonezë kanë vërtetuar se përbërja e tyre ndikon në zvogëlimin e tumoreve te njerëzit. Fiku ka treguar rezultatet edhe në zvogëlimin e rrezikut për kancer të prostatës, por edhe ai i gjirit.

ZVOGËLON KOLESTEROLIN

Shkaku i tkurrjes së arterieve mund të shfaqet infarkti ose sulmi në tru. Pos kolesterolit në dëmtimin e zemrës ndikojnë edhe trigliceridet e rritura. Tashmë është vërtetuar se fiku ndikon në zvogëlimin e kolesterolit në gjak.

NDIHMON NË SHËRIMIN E DIABETIT

Shkaku i sasisë që e posedon fiku, personave që vuajnë nga diabeti u sugjerohet të kenë kujdes gjatë përdorimit të parë. Mirëpo, nëse përdoren me kujdes, mund të vjen deri te pakësimi i kërkesës për sasi të insulinës te diabetikët.

(Kosova Sot Online)