Uthulla e mollës: ilaç natyral për shumë sëmundje

  • E.K /
  • 10 April 2021 - 10:38
Uthulla e mollës: ilaç natyral për shumë sëmundje

Uthulla ka një traditë në zbutjen e problemeve shëndetësore.

DHIMBJET NË SHPINË

Mbushni vaskën me ujë të ngrohtë, shtoni dy pika uthull dhe kënaquni për 20 minuta. Kështu do të zbutni dhimbjet në shpinë dhe qetësoni muskujt.

DHIMBJET E KOKËS

Për të zbutur dhimbjet e kokës, pjesë të pambukut i lagni me uthull dhe ujë të vakët, e më pas i vendosni në kapakët e syve.

NGËRÇET NË KËMBË

Kompresën e lagni me uthull dhe e mbani në vendin me dhimbje. Kështu do të zbutni dhimbjet e shfaqura si pasojë e ngërçeve.

KOLLA

Lagni jastëkun me disa pika uthull të mollës, në mënyrë që gjatë natës ta zbutni kollën.

(Kosova Sot Online)