Hepatiti i pashëruar hap rrugën për kancer në mëlçi

  • E.K /
  • 10 prill 2021 - 11:50
Hepatiti i pashëruar hap rrugën për kancer në mëlçi

Më shumë se 400 milionë njerëz në botë kanë hepatitin B, derisa nga hepatiti C vuajnë rreth 170 milion njerëz. Nëse nuk shërohet, hepatiti B dhe C shkakton çrregullim në funksionimin e mëlçisë, e një nga komplikimet është edhe kanceri i mëlçisë. "Hepatiti kronik varësisht nga aktiviteti mund të zgjatë me vite.

Nëse pacienti për një periudhë kohore 7 deri 15 vjet nuk e shëron, vjen deri te shfaqja e kancerit në mëlçi", pohojnë mjekët. Te shumica e pacientëve hepatiti B akut kalon pa pasoja derisa te 5 për qind e tyre kalon në formë kronike. Te hepatiti C simptomat janë të padukshme.

(Kosova Sot Online)