Fiku, pema çudibërëse me shumë dobi për shëndetin

  • A.P /
  • 12 April 2021 - 15:30
Fiku, pema çudibërëse me shumë dobi për shëndetin

Fiku, shkaku i përbërësve shërues dhe vlerave ushqyese qëndron lart në listën e super ushqimeve. Thuhet se fiku mbron organizmin e njeriut nga sëmundjet e kohës moderne. Bima e cila kërkon pak e jep shumë, përmban një sasi të madhe të magnezit, që është një nga elementet bazë të mbrojtjes së sistemit nervor nga stresi, është i hatashëm për eshtrat, e forcon sistemin imun, ngadalëson plakjen e organizmit.

Pos kësaj, fiku është i pasur edhe me hekur, kalcium, kalium, bakër, vitamina B6, C, dhe betakarotinë. Yndyrë pothuajse nuk kanë aspak, derisa nga ana tjetër janë të pasur me fibra, të cilat "bëjnë çudinë" kur është në pyetje sistemi tretës. Pektina nga fiku zvogëlon sasinë e kolesterolit në gjak, ndërsa që fibrat ndihmojnë te problemet me qarkullim dhe pagjumësi. Të gjithë adhuruesit e fikut do t'i përshkruajnë si pemë e ëmbël, dhe atë me arsye, pasi që janë përplot me sheqer natyral që e përmirësojnë punën e trurit. Diabetikët duhet pasur kujdes, sidomos kur bëhet fjalë për fikun e tharë, të cilët dyfish janë më të ëmbël në krahasim me ata të freskëti.

(Kosova Sot Online)