Ndikimet pozitive të kajsisë

  • A.P /
  • 13 prill 2021 - 15:35
Ndikimet pozitive të kajsisë

Kajsia ndikon pozitivisht në shëndet, e përveç kësaj është përbërëse shkëlqyeshme e shumë ushqimeve. Kajsitë qëndrojnë në linjën e parë të mbrojtjes nga sëmundjet e zemrës si dhe sëmundjet e enëve të gjakut, mbrojnë organizmin nga infektimet, forcojnë eshtrat dhe dhëmbët, përmirësojnë shikimin dhe tretjen, e veçanërisht u rekomandohen personave me anemi. Bëhet fjalë për një pemë të pasur me vitamina A, B dhe C, betakarotinë, kalium, kalcium, magnez, hekur, sulfur, fibra bimore. Vlera energjike e 100 gramëve të kajsive është rreth 44 kcal, që është më shumë sesa e ftoit, pjeprit, mjedrës dhe shalqirit, por shumë më pak sesa molla, dardha dhe banania. Për shkak të nivelit të lartë të kaliumit (370 mg/100 g), e të ulët të natriumit (0,8 mg/100 g), kajsitë janë të mira për personat që vuajnë nga sëmundjet e zemrës, sëmundjet e enëve të gjakut ose shtypjes së lartë të gjakut.

KARAKTERISTIKAT MË TË MIRA TË KAJSIVE

1. Përmbajnë 10 herë më shumë magnez sesa pemët e tjera. 2. Çaji nga kajsitë zbut dhimbjet e lidhura me problemet e sistemit të tretjes. 3. Janë diuretike. 4. Mjekësia alternative i rekomandon bërthamat e kajsive në luftën kundër kancerit. 5. Ndikojnë pozitivisht në përmirësimin e pasqyrës së gjakut dhe në luftën kundër sëmundjeve të zemrës.  

(Kosova Sot Online)