Një gotë qumësht në ditë mbron nga kanceri, sëmundjet e zemrës dhe mbipesha

  • E.K /
  • 14 prill 2021 - 15:02
Një gotë qumësht në ditë mbron nga kanceri, sëmundjet e zemrës dhe mbipesha

E dhe nëse nuk jeni adhurues i qumështit, kujtoni dobitë e tij për shëndetin. Qumështi dhe prodhimet e tij sugjerohen për faktin se janë burim i kalciumit, sidomos për femrat e moshuara të cilat rrezikohen nga osteoporoza. Dobitë për shëndetin nga qumështi janë të shumta, sidomos pasi që parandalon zhvillimin e disa sëmundjeve.

LUFTON MBIPESHËN

Në luftë me kilogramët shumica e shmangin qumështin dhe prodhimet e tij, që është lëvizje e gabuar sepse pikërisht kalciumi është faktor i rëndësishëm për humbjen në peshë. Në fakt, ushqimi që përmban shumë kalcium mundet të parandalojë mbipeshën, e sipas hulumtimeve, personat që rregullisht e konsumojnë qumështin dhe prodhimet e tij shmangin mbipeshën. Por, nevojitet që për çdo ditë ta konsumoni sasinë e mjaftueshme të prodhimeve të qumështit. Konsumoni së paku dy porcione qumësht apo prodhime të qumështit në ditë, mbroni shëndetin tuaj, imunitetin dhe mbipeshën.

DOBITË SHËRUESE

Qumështi parandalon osteoporozën, ruan zemrën dhe mbron nga kanceri. Sipas studimeve, personat që konsumojnë qumësht dhe prodhimet e tij, për 22 për qind më pak rrezikohen nga kanceri i zorrës së trashë. Ul shtypjen e gjakut, mbron zemrën dhe forcon eshtra.

(Kosova Sot Online)