Kompresat e ftohta kundër alergjisë në diell

  • E.K /
  • 16 April 2021 - 11:06
Kompresat e ftohta kundër alergjisë në diell

Skuqja, të kruarit, ekzantema, apo puçrrat e dhembshme janë disa nga shenjat që paraqiten te njerëzit alergjikë ndaj rrezeve të diellit, pak minuta pas ekspozimit në diell. Zakonisht ky lloj i alergjisë është i rrallë dhe kërkon ekzistimin e parakushteve gjenetike, pra paraqitet te disa familje më shpesh sesa te tjerat. Kjo alergji zakonisht paraqitet në fillim të verës, apo ekspozimit në diell, e më pas vjen duke u zbehur. Edhe nëse nuk përdorni asgjë, simptomat e saj do të largohen pas disa ditësh.

Por, nëse simptomat janë tepër të forta, duhet shkuar te mjeku, i cili do t'ju përshkruajë preparate antihistaminike. Nëse doni, mund të tentoni edhe vetë në shtëpi që t'i zbusni këto simptoma, duke qitur kompresa të ftohta në vendet e prekura. Si preventivë duhet ta ndryshoni stilin e jetës, të mos rreziteni në diell, të bartni rroba mbrojtëse dhe të përdorni preparate kozmetike për lëkurë të ndjeshme.

(Kosova Sot Online)