Kanellën shtoni në gjithçka që hani dhe pini

  • E.K /
  • 17 April 2021 - 10:11
Kanellën shtoni në gjithçka që hani dhe pini

Fajtori numër një shkaku i të cilit shumë vështirë është të fitohet beteja kundër dhjamit të grumbulluar në bark janë hormonet. Me kalimin në menopauzë zvogëlohet sasia e estrogjenit, e kjo ndikon në ushqimin e dhjamit, prandaj femrat edhe janë më të prira për krijimin e tij, indit dhjamor, që më pas ndërlidhjet me diabetin, tipi 2 dhe sëmundjet e zemrës.

Shmangni të gjitha ushqimet që përmbajnë trans-yndyrat, si margarina, keksët dhe makaronat. Për ta fituar luftën kundër shtresave të thella dhjamore në menyja përjashtoni karbohidratet, e secilës shujtë shtoni 1/2 e lugë kanellë, karafil ose organo, sepse ndikojnë si stabilizator i sheqerit në gjak. Kanellën dhe karafilin që në mëngjes shtojani drithërave, gjatë ditës e pasuroni sallatën me të, sandviçin apo ushqimin kryesor. Kjo nxit shkrirjen e dhjamit në stomak.

PASTRIMI ME LULERADHIQE

Përplot me kalium, kungulli ndikon si diuretik i butë që nxit eliminimin e ujit tepricë. Efekt diuretik ka edhe çaji nga luleradhiqet. Një lugë rrënjë e zieni në 400 ml ujë për rreth 15 minuta. E lini të qëndrojë për 15 minuta, e kulloni dhe e pini një orë para shujtës, në gllënjka të vogla.

(Kosova Sot Online)