Ky është lëngu më i fortë për heqjen e kilogramëve shtesë

  • E.K /
  • 19 April 2021 - 11:19
Ky është lëngu më i fortë për heqjen e kilogramëve shtesë

Tashmë kur vera është pranë dhe ka mbetur shumë pak kohë për ta rregulluar linjën trupore. Mu për këtë arsye, ju nevojitet një aleat i fortë për heqjen e kilogramëve, ky lëng është më i forti që ekziston. Ky shurup do t'ju ndihmojë në heqjen e kilogramëve dhe shtresave dhjamore, si dhe ujin tepricë në organizëm. Është efikas, sidomos nëse e kombinoni me ushtrimet kardio. Pos kësaj, me ndihmën e këtij lëngu do ta përmirësoni kujtesë, shikimin dhe dëgjimin. Përbërësi kryesor është i pasur me vitamina C, kalium, vitamina B1 dhe B6, hekur, vitamina B2, magnez dhe fosfor.

Përbërësit

125 gramë rrikë - 4 limonë - 3 lugë mjaltë - 2 lugë kanellë.

Përgatitja

Së pari përzieni rrikën dhe xhenxhefilin në blender. Shtrydhni lëngun nga limonët më pas dhe e shtoni në blender. I përzieni për 2-3 minuta. Shtoni 3 lugë mjaltë dhe 2 lugët me kanellë dhe i përzieni përsëri derisa ta fitoni shurupin. Shurupin ta ruani në kavanoz prej qelqi.

Përdorimi

Merrni nga një lugë, 2 herë në ditë, para shujtave ose ushtrimeve. Përdoreni për tri javë e më pas bëni pauzë për disa ditë.

(Kosova Sot Online)