A munden kërpudhat të jenë çelësi për luftimin e mbipeshës?

  • E.K /
  • 20 prill 2021 - 11:11
A munden kërpudhat të jenë çelësi për luftimin e mbipeshës?

Kërpudhat do të mund të përbëjnë çelësin për ta luftuar mbipeshën, thonë shkencëtarët pasi që kanë zbuluar një përbërës në kërpudha që mund ta nxitë humbjen në peshë. Zakonisht i referohet si "reishi", apo "ganoderma lucidum", që është një kërpudhë e hidhur, është përdorur në mjekësinë kineze për të zgjatur jetëgjatësinë dhe përmirësuar shëndetin. Përdoruesit pohojnë se kjo kërpudhë, e cila është vetëm për përdorime në mjekësi dhe nuk bën të konsumohet si lloj ushqimi, mund të shërojë dhe lufton alergjitë, sëmundjet e mëlçisë, problemet me mushkëri, diabet, kancer dhe sëmundjet e zemrës.

Dhe tani, studimi i fundit ka vërtetuar se kjo kërpudhë edhe e zvogëlon peshën trupore, inflamacionet dhe rezistencën ndaj insulinës, që ishte testuar te minjtë. Studiuesit nga universiteti kinez "Chang Gung" në Tajvan shpresojnë se kërpudha "ganoderma lucidum" do të mund të ofronte një bazë për trajtimin e ri kundër mbipeshës.

(Kosova Sot Online)