Ilaçet shtëpiake kundër anemisë

  • E.K /
  • 21 April 2021 - 13:14
Ilaçet shtëpiake kundër anemisë

Shumë njerëz vuajnë nga anemia, e kjo gjendje shfaqet kur qelizat e kuqe në trupin e njeriut janë më pak sesa që e kërkon normalja. Para se të përcaktoheni për ilaçet e ndryshme, të përshkruara nga mjekë të ndryshëm, ju paraqesim ilaçet natyrale nga kuzhina juaj.

SPINAQI

Ushqimi i pasur me perime me gjethe të gjelbër, si spinaqi, është një nga kurimet më të mira shtëpiake kundër anemisë. Spinaqi është i pasur me hekur dhe vitamina B12, acid folik, që janë nutriente energjike që nevojiten për shërim nga anemia. Pini supë me spinaq dy herë në ditë. Përzieni dy lugë mjaltë me lëng të freskët spinaqi.

SHEGA

Shega është e pasur me hekur dhe minerale tjera, si kalcium dhe magnez. Po ashtu përmban vitamina C, që ndihmon në përmirësimin e absorbimit të hekurit në trup. Kjo rezulton që të keni më shumë qeliza të kuqe që e shtojnë nivelin e hemoglobinës. Përzieni një gotë lëng të shegës me ¼ e pluhurit kanellë dhe dy lugë mjaltë. Ta konsumoni për ditë në mëngjes.

FARAT E SUSAMIT

Farat e susamit po ashtu janë të shkëlqyeshme në trajtimin e anemisë, pasi që janë të pasura me hekur. Shtoni dy lugë fara të susamit të zi në ujë dhe i lini për dy apo tri orë. Shtoni një lugë mjaltë dhe përzieni mirë. Ta konsumoni këtë përzierje dy herë në ditë.

HURMAT

Hurmat janë burim i pasur për hekur, e po ashtu edhe për vitamina C, që luajnë rol të rëndësishëm në absorbimin e hekurit. Shtoni dy hurme në një gotë qumështi gjatë natës. Mëngjesin pasues hani hurmat, ndërsa edhe qumështin ta pini, në lukth të zbrazët.

MOLLËT

Pasi që është e pasur me nutriente, përfshirë edhe hekur, mollët ndihmojnë në trajtimin e anemisë. Hani së paku një mollë në ditë. Nëse është e mundur, përcaktohuni për ato me ngjyrë të gjelbër dhe t'i hani së bashku me lëvore. Mund të përzieni edhe lëng molle me lëng panxhari, duke ia shtuar pak mjaltë. Përdoreni dy herë në ditë.

BANANET

Plot me hekur, banania stimulon prodhimin e hemoglobinës dhe shumë enzimave të tjera, që janë esenciale për prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut. Po ashtu është burim i magnezit që ndihmon në sintezën e hemoglobinës. Hani dy banane në ditë së bashku me nga një lugë mjaltë.

(Kosova Sot Online)