Historia e Viagrës, u krijua për të trajtuar sëmundje të zemrës, por efekti anësorë i dha përdorim tjetër

  • G.G /
  • 22 prill 2021 - 15:05
Historia e Viagrës, u krijua për të trajtuar sëmundje të zemrës, por efekti anësorë i dha përdorim tjetër

Epo nuk ndodh shpesh të zbulosh një stimulues ereksioni ndërkohë që përpiqesh të shërosh sëmundje të zemrës!

Pilula blu nuk do të ekzistonte po të mos ishte për një infermiere me sy të mbrehtë.

Viagra u krijua nga Pfizer dhe ka ndihmuar me miliona njerëz rreth botës që përballen me telashe të defunksionit erektil.

Viagra doli për herë të parë në shitje në vitin 1998 dhe për 20 vite, është blerë nga 62 milionë burra rreth botës.

Ushtria e SHBA blenë pilula në vlerë $41.6 milionë çdo vit, dhe në vitin 2012 SHBA, Meksika dhe Kanada shpenzuan rreth $1.4 miliardë në Viagra.

Pavarësisht përdorimit në masë që ka kjo pilulë sot, ajo u zbulua aksidentalisht. Shkencëtarët ishin duke u përpjekur të krijojnë një trajtim për disa probleme kardiovaskulare.

Sildenafili, është një prej përbërësve aktiv të Viagrës, që ndikon në qarkullimin më të shpejtë të gjakut, duke çliruar enët e gjakut që mund të jenë të bllokuara.

Në testime laboratorike në kafshë, medikamenti dukej të jetë duke funksionuar mirë, dhe për testime të mëtutjeshme ajo u vendos të testohet në njerëz.

Gjatë testimeve në 1990-at e hershme, Viagra filloi të testohet në njerëz. Gjithçka po shkonte mirë, mirëpo një infermiere symprehtë dalloi se diçka e çuditshme po ndodhte me burrat.

Kjo pilulë kishte gra dhe burra në testim, dhe sa herë që infermieret i kontrollin pacientët, burrat shpesh i gjenin të shtrirë në bark.

Infermierja tha se ata janë të turpëruar sepse kanë ereksion. Mesa duket, gjaku po qarkullonte më shpejtë, por jo në enët e gjakut të zemrës por penisit.

Qarkullimi i shpejtë i gjakut në penis shkakton ereksionin. Me këtë zbulim, ajo u vendos të përdoret për burrat që kanë telashe me ereksionin dhe u quajt pilula e potencës.

Një dekadë më vonë, kompania Pfizer më në fund arriti të krijonte pilulën që kishin pasur qëllim të krijojnë, dhe e quajtën Revatio.

Epo ky zbulim aksidental po që iu bëri jetën më të bukur shumë personave

(Kosova Sot Online)