Lexoni edhe:
Bëhuni gati: Diva Adelina po vjen me sezonin e dytë të '8A8 me Adelinën'
Fiku, shkaku i përbërësve shërues dhe vlerave ushqyese qëndron lart në listën e super ushqimeve. Thuhet se fiku mbron organizmin e njeriut nga sëmundjet e kohës moderne. Bima e cila kërkon pak e jep shumë, përmban një sasi të madhe të magnezit, që është një nga elementet bazë të mbrojtjes së sistemit nervor nga stresi, është i hatashëm për eshtrat, e forcon sistemin imun, ngadalëson plakjen e organizmit. Pos kësaj, fiku është i pasur edhe me hekur, kalcium, kalium, bakër, vitamina B6, C, dhe betakarotinë.
Bëhuni gati: Diva Adelina po vjen me sezonin e dytë të '8A8 me Adelinën'Lexoni edhe:
Yndyrë pothuajse nuk kanë aspak, derisa nga ana tjetër janë të pasur me fibra, të cilat "bëjnë çudinë" kur është në pyetje sistemi tretës. Pektina nga fiku zvogëlon sasinë e kolesterolit në gjak, ndërsa që fibrat ndihmojnë te problemet me qarkullim dhe pagjumësi. Të gjithë adhuruesit e fikut do t'i përshkruajnë si pemë e ëmbël, dhe atë me arsye, pasi që janë përplot me sheqer natyral që e përmirësojnë punën e trurit. Diabetikët duhet pasur kujdes, sidomos kur bëhet fjalë për fikun e tharë, të cilët dyfish janë më të ëmbël në krahasim me ata të freskëtit.
(Kosova Sot Online)