Metoda të thjeshta për humbjen e peshës

  • E.K /
  • 28 April 2021 - 11:00
Metoda të thjeshta për humbjen e peshës

Në librin "Secrets from the Eating Lab", autorja Traci Mann, të cilën shpesh e quajnë psikologe për ushqim, sjell mënyra të ndryshme për humbjen e shëndoshë të kileve të tepërta. Çdo shujtë fillojeni me perime, si në shtëpi, po ashtu edhe në restorant. Para gjellës kryesore hajeni sallatën, duke lënë më pak vend për gjellën kryesore, me më shumë kalori.

Pemët dhe perimet duhet të jenë mundësisht të freskëta, e jo të ngrira në frigorifer. Hani pak nga pak. Kur të hani, përdorni pjatat e vogla. Enën kryesore me gjellë mos e merrni në tavolinë, por lëreni mbi shporet. Kështu, sa herë që doni ta mbushni pjatën, duhet të ngriteni nga sofra. Ushqimin përgatiteni vetë, meqë përpos që do ta humbni ndonjë kalori gjatë këtij procesi, ju do të ngopeni po ashtu edhe nga aromat e ushqimeve. Hani para pasqyrës, meqë studimet kanë treguar se kjo e zvogëlon dëshirën për ushqim, duke konsumuar deri në një të tretën më pak ushqim sesa zakonisht.

(Kosova Sot Online)