Përse patëllxhani është kaq i mirë për metabolizmin?

  • E.K /
  • 29 April 2021 - 10:00
Përse patëllxhani është kaq i mirë për metabolizmin?

Patëllxhani për një kohë të gjatë ishte lënë anash si pasojë e shijes së saj të hidhur. Mirëpo, me ndihmën e disa hileve, këtë shije të hidhur lehtë e hiqni, e mjekët e sugjerojnë që kjo bimë shëruese ta konsumoni sa më shpesh. Patëllxhani është një nga mbretëreshat e kuzhinës, e pasi që është burim i shkëlqyeshëm me vitamina nga grupi B, do të duhej të jetë në menynë tuaj sa më shpesh. Pos se është i pasur me vitamina, aty është edhe kaliumi, i cili rregullon nivelin e ujit në organizëm, e prej mineraleve të tjera patëllxhani përmban bakër, magnez dhe mangan. Mirëpo, ajo që këtë bimë me të vërtetë e bën të vlerësuar është përmbajtja e saj me komponentë, të cilët sillen dhe veprojnë si antioksidues të fortë.

Fitonutrijntet nga mishi i kësaj bime luftojnë kundër radikalëve të lirë, e sidomos është i dobishëm acidi kloregjenik. Jo vetëm se patëllxhani është ushqim i mirë për tru, por është treguar edhe ai një aleat i dobishëm në luftën kundër shumë sëmundjeve. Patëllxhani sidomos ju sugjerohet njerëzve që kanë probleme me kolesterol ose nivelin e sheqerit në gjak, por edhe atyre që kanë telashe me tretjen.

(Kosova Sot Online)