Si t'i trajtoni dhëmbët tuaj si dentist

  • E.K /
  • 30 April 2021 - 13:06
Si t'i trajtoni dhëmbët tuaj si dentist

Një buzëqeshje atraktive nuk ka të paguar, kështu thonë. Por, shumica prej nesh dështojmë t'ua japim gjithë kujdesin që e meritojnë dhëmbët. Dr. Uchenna Okoye, dentiste nga Londra, thotë se njerëzit shpesh i pastrojnë dhëmbët në mënyrë të gabuar, nguten, duke përdorur brushën si duhet. Dr Okoye zbulon disa këshilla, si duhet përkujdesur për dhëmbët, si dentist i vërtetë.

MOS I FËRKONI POSHTË DHE LART!

Fërkimi i ashpër, poshtë dhe lartë, dëmton mishrat e dhëmbëve, kështu që rrjedhin gjak. Në vend të kësaj, fërkoni lehtë në formë rrethi, duke i gudulisur dhe duke u bërë masazh, thotë Dr Okoye. Më pas ajo shton: 'Nëse jeni duke përdorur brushë manuale, duhet ta përdorni në forma të rrethit. Brusha është më mirë të depërtojë me lehtësi në mishin e dhëmbëve, sesa që të rrëshqasë vetëm mbi sipërfaqen e tyre. Kjo për faktin se bakteret fshihen në mishin e dhëmbit. Nëse nuk i pastroni si duhet, mishrat fillojnë të rrjedhin gjak", këshillon dentistja nga Londra.

PËRDORNI DREDHËZA DHE SODË BIKARBONI!

Ky kombinim vepron si zbardhues natyral për dhëmbë, shton Dr Okoye. Ajo këshillon të merrni tetë dredhëza, si dhe një gjysmë lugë sodë bikarboni, për ta krijuar një ashtë. Masën e vendosni sipër dhëmbëve, në mënyrë që të zbardhni ata. Soda e bikarbonit është një lloj gërryesi dhe mund të largojë njollat e formuara nga kafeja, çaji dhe duhani. Heq copëzat nga sipërfaqja e dhëmbit, duke i bërë ata më të bardhë dhe më me shkëlqim. Dredhëzat përmbajnë acidin askorbik, një acid i butë që po ashtu heq njollat nga sipërfaqja dhe i bën të shkëlqejnë dhëmbët.

PASTRONI DHËMBËT PARA KAFJALLIT!

Ndoshta mendoni se më së miri është t'i pastroni dhëmbët pasi të keni ngrënë kafjall. Por, në fakt, është më ndryshe, duhet t'i pastroni ata para se të hani apo pini diçka. 'Koha ideale në mëngjes është që të ngriheni nga shtrati dhe të pastron dhëmbët', thotë Dr Okoye. Shumica prej nesh konsumojmë ushqime me acide, si grejpefruti dhe lëng të frutave në mëngjes, dhe ky acid zbut smaltin e dhëmbëve. Bakteret po ashtu shkëlqejnë sheqerin në ushqim dhe prodhojnë më shumë acide, duke e zbutur më shumë smaltin.

PASTRONI GJUHËN!

Çelësi për të pasur një frymëmarrje të freskët është ta pastroni gjuhën, pasi që të gjithë e harrojnë këtë fakt. Pastrimi i gjuhës është mjaft i rëndësishëm, pasi që gjuha përmban shumë baktere, pasi që është e butë, e lagur, që përbën hapësirë të mirë për fshehjen e baktereve. Është pikërisht bakteri "emit sulphur", që është ajo që bën aromën e një personi të vjen aromë e keqe. Kjo aromë e keqe mund të hiqet duke e pastruar gjuhën me brushë, me brushën e dhëmbëve.

PËRDORNI BRUSHË ELEKTRIKE!

Përparimet e teknologjisë do të thotë se brushat elektrike janë shumë më të mira për pastrimin e dhëmbëve se a brushat manuale, thotë dentistja nga Londra. 'Është një sistem i ngjashëm, sikurse të pastroni rrobat në lavatriçe apo t'i pastroni me duar', ka thënë ajo në lidhje me pastrimin e dhëmbëve me brushë manuale. 'Përmes brushës elektrike depërtoni më thellë, nuk lodheni aspak, ndërsa nuk përtoni të qëndroni me brushë në duar', thotë dentistja.

ÇAMÇAKËZIN TA PËRTYPNI VETËM DHJETË MINUTA!

Çamçakëzit mund ta freskojnë gojën tuaj, por duke e përtypur aty për një periudhë më të gjatë kohore, në fakt vetëm sa shkaktoni probleme, paralajmëron Dr Okoye. 'Puna me çamçakëzin është ta përdorni për vetëm 10 minuta, apo derisa të hiqet aroma', thotë ajo. 'Përndryshe, filloni vetëm të shkaktoni telashe të tjera. Dhëmbët janë të dizajnuar për të thyer gjëra, ndërsa që çamçakëzi është i butë.'Kështu që fillojnë ta godasin njëri-tjetrin, e madje edhe mund të thyhen', thotë ajo.

(Kosova Sot Online)