Shkathtësia e Majanëve të lashtë: 6 këshilla për jetë të gjatë dhe të shëndetshme

  • E.K /
  • 03 May 2021 - 11:16
Shkathtësia e Majanëve të lashtë: 6 këshilla për jetë të gjatë dhe të shëndetshme

Civilizimi Majan kishte zhvilluar mënyra të shërimit edhe sot e kësaj dite kanë vend në mjekësinë moderne. Kanë zhvilluar edhe disa receta për jetë të shëndetshme dhe harmonike.

FARAT SPANJOLLE ÇIA

Çia spanjolle - emërtim që do të thotë forcë jetësore, ishte bimë të cilën astekët e vjetër dhe majanët e kishin konsideruar si të rëndësishme për të pasur një shëndet të mirë dhe energji të lartë. Pjesëtarët e fisit majan e kanë konsumuar rregullisht, por se e kanë përdorur edhe në ceremoni fetare. Farat janë të pasura me fibra dhe proteina dhe janë përplot me aminoacide omega 3, të rëndësishme për funksionimin e trurit dhe parandalon kancerin.

SHPIRTI DHE TRUPI SI NJË

Për majanët esencën e shëndetit e paraqet ekuilibri - derisa sëmundjet paraqitnin çrregullues të tij. Për të shëruar këtë çekuilibër, ata kanë përdorur ilaçe të kombinuara të bimëve, forma të masazhit dhe akupunkturës, hidroterapi dhe lutje. Shërimi tradicional i tyre ishte mjekësore, religjioze, që do të thotë se njëjtë kanë shëruar sëmundjet e trupit dhe të mendjes.

SHUMË KAKAO

Majanët e kanë përdorur në masë të madhe kakaon. Arkeologët kanë gjetur mbetje të pijeve me çokollatë. Kakao ishte pjesë përbërëse e ushqimit të tyre ditor, e disa studime pohojnë se me të e kanë erëzuar secilën shujtë dhe i kishte mbajtur në shëndet të mirë. Ishte pije e njerëzve të zakontë dhe të perandorëve, për çka vërteton edhe emri shkencor i saj - "Theobroma caca" - "ushqim i Zotave". Kakao është i pasur me magnez, mineral shumë i rëndësishëm për shumë procese në trup, si dhe me kalcium, hekur, bakër, zink dhe natrium.

KAFSHËT SHTËPIAKE

Majanët ishin të parët, të cilët kafshët i kishin mbajtur në shtëpi, si kafshë shtëpiake. Në periudha të lashta, ky fis qenin e kishin konsideruar si përcjellës, por edhe për t'ju bërë shoqëri. Tashmë dihet se afërsia me një kafshë shtëpiake ul shtypjen e gjakut dhe nivelin e kolesterolit të dëmshëm, përmirëson disponimin dhe shëron vetminë.

LIDHJET E FORTA FAMILJARE

Në kulturën majane, familja kishte një rëndësi të hatashme dhe shumë të rëndësishme. Më shumë ishte përqendruar në familje se në formimin e klaneve, që përmbante një ose më shumë familje në lidhje të ngushta familjare. Lidhjet e forta familjare dhe marrëdhëniet e mira në familje bëjnë që të ndihemi më mirë, e forcojnë sistemin imun të njeriut dhe zgjasin jetën.

BESIMI NË JETËN SIPAS CIKLEVE NATYRORE

Besimi i fortë në ciklet natyrore të lindjes dhe vdekjes ka sjellë kuptim në strukturën e jetës të majanëve dhe paraqet themelin e besimeve të tyre fetare. Majanët kanë besuar se asgjë kurrë nuk lind e as nuk vdes në të vërtetë. Shikuar në mënyrë struktë nga ana shëndetësore - jeta në përputhshmëri me besime të tilla shpirtërore sjell më pak stres, shëndet më të mirë mendor dhe jetëgjatësi më të madhe.

(Kosova Sot Online)