Stresi, shkaktari i "belit të trashë"

  • E.K /
  • 03 maj 2021 - 13:44
Stresi, shkaktari i

Shumica prej nesh fajësojmë ndonjë ëmbëlsirë, pak picë apo pak çokollatë. Por, mund të jetë edhe pasojë e stresit, thotë nutricistja dr. Marilyn Grenville. Kur jemi nën ankthe apo nën presion, trupi liron hormone që inkurajojnë yndyrën dhe dhjamin që të grumbullohen përreth belit. Ky lloj i yndyrave është i rrezikshëm, pasi që prek krejt organet dhe mund të shkaktojë probleme kronike për shëndetin. Dr. Glenville ka thënë: 'Stili ynë modern i jetës ofron lloje të ndryshme të situatave stresuese, përfshirë tollovitë në trafik, trenat që vonohen, takimet që nuk mund t'i arrini, brengat financiare, puna, obligimet familjare.

Adrenalina lirohet gjithmonë kur jemi të stresuar dhe efekti i saj mund të jetë i fuqishëm. Mund ta keni vërejtur se për këtë arsye më shumë peshë grumbullohet përreth belit. Këmbët dhe duart mund të duken më mirë, por se beli duket se ju shtyn për ushtrime dhe dieta'. Nëse të gjitha këto për ju janë të njohura, atëherë "kini kujdes'. Pesha rreth belit mund ta dëmtojë shëndetin tuaj. Mund të shtojë rrezikun për sulm në kokë, rrezikun për diabet, kancerin e gjirit, si dhe shtypjen e lartë të gjakut.

(Kosova Sot Online)