Arsyet pse duhet të hani më shumë ullinj

  • E.K /
  • 04 May 2021 - 11:44
Arsyet pse duhet të hani më shumë ullinj

Një ndër artikujt më të vjetër dhe më të shëndetshëm janë ullinjtë. Në vijim ju sjellim disa nga arsyet pse duhet t'i konsumoni.

TË PASUR ME BAKËR

Një gotë me ullinj të zinj ofron 38 për qind të nevojave ditore për bakër. Ky metal është kyç për ndërtimin e indeve të forta, mbajtjen e volumit të gjakut dhe prodhimin e energjisë nëpër qeliza. Trupit të njeriut i nevojitet për prodhimin e kolagjenit.

TË PASUR EDHE ME HEKUR

Besoni apo jo, një gotë me ullinj të zinj ofron një të katërtën e nevojave ditore me hekur. Ullinjtë janë pemët më të pasura me hekur. Në fakt, hekuri gjendet në hemoglobinën e cila ekziston brenda qelizave të gjakut në trup. Kjo është shumë me rëndësi për transportin e oksigjenit nëpër trup.

PARANDALOJNË KANCERIN

Pasi janë të pasur me shumë antioksidues, ata janë të pasur edhe me dy substanca të tjera, skvalen dhe terpenoid, të cilët neutralizojnë efektet e radikalëve të lirë në qelizat e trupit.

MBROJNË ZEMRËN

Vaji i ullirit përmban biofenole që ulin shtypjen e lartë të gjakut dhe përmirësojnë sintezën e lipoproteinave. Në fakt, lipoproteinat njihen si kolesterol i dëmshëm, e biofenolet parandalojnë forcimin e arterieve.

(Kosova Sot Online)