Bagremi, një antiseptik dhe afrodiziak i vjetër

  • E.K /
  • 05 May 2021 - 13:38
Bagremi, një antiseptik dhe afrodiziak i vjetër

Bagremi i llojit "Paliurus spina- cristi" ka kohë që njihet si antiseptik, si ilaç natyror kundër diarresë, dizenterisë, inflamacionit të zorrës së trashë, si dhe për mjekimin e sëmundjeve nervore dhe reumatizmale. Karakterizohet me disa gjemba të cilat fshihen nën gjethe, por lulet e verdha të joshin nga maji e deri në fund të qershorit. Lulet kanë një aromë diskrete, por pjesët mjekuese janë frutat, të cilët fillojnë të piqen në gusht.

Kanë formë të diskut, me diametër 2-3 cm, në fillim të verdhë në të gjelbër, e më pas të verdhë në të portokalltë. Frutat mblidhen kur fillojnë të zverdhen dhe ruhen në një vend të ajrosur, larg rrezeve të dritës. Pemët hahen, por munden edhe të teren dhe të bluhen. Meqë përmbajnë shumë fibra, ato janë efikase kundër kapsllëkut. Falë veprimit antiseptik janë efikase te infeksioni i fytit dhe mund të përdoren si çaj për shpëlarjen e gojës. Mjalti i bagremit, sipas bletarëve, është edhe një afrodiziak i mirë.

(Kosova Sot Online)