Cilat ushqime shkaktojnë fryrjet në stomak?

  • E.K /
  • 06 May 2021 - 13:24
Cilat ushqime shkaktojnë fryrjet në stomak?

Shpeshherë ndihemi të fryrë e kurrë nuk e dimë shkaktarin. Në vijim ju paraqesim disa prej ushqimeve që duhet shmangur, nëse nuk e dëshironi atë ndjenjë - Qumështi dhe prodhimet e qumështit shkaktojnë fryrje te njerëzit që nuk e durojnë laktozën.

Pijet e gazra mund të shkaktojnë fryrje. 

Bonbonet dhe çamçakëzat mund të jenë po ashtu shkaktarë.

Birra mund të shkaktojë fryrje, madje edhe një sasi tejet e vogël. 

Lakra, lakrat jeshile dhe rrepka duhet shmangur, si dhe fasulja. 

Ushqimi i yndyrshëm vështirë tretet, prandaj shmangeni.

Stresi dhe mungesa e lëvizjes shkaktojnë fryrje. 

Nëse merrni disa lloje të antibiotikëve mos u befasoni kur të jeni të fryrë, sepse kjo sjell deri te çekuilibri i florës së zorrës.

(Kosova Sot Online)