Lexoni edhe:
Sëmundja e rëndë që kërcënon ata që zgjohen shpesh në mes të natës
Bëhet fjalë për perimen e cila quhet lakërishtë, e cila përmban më shumë hekur sesa spinaqi dhe më shumë vitaminë C se limoni dhe portokalli. Përdoret që nga lashtësia. Lakërishta zvogëlon dhe pengon stresin oksidues dhe e rritë efektin antioksidues. Ajo ndikon në këmbimin e materies gjatë metabolizmit, duke larguar çrregullimet e ndryshme që shfaqen gjatë këtij procesi. Lakërishta e pastron gjakun, freskon dhe largon helmet nga organizmi.
Sëmundja e rëndë që kërcënon ata që zgjohen shpesh në mes të natësLexoni edhe:
Preferohet marrja e lëngut të freskët në raport 1 : 5, një pjesë lëng dhe pesë hise ujë, meqë lëngu i papërzier i lakërishtës mund ta ngacmojë lukthin dhe fytin. Ky lëng mund të përdoret edhe nga jashtë, te papastërtitë e lëkurës, kundër rënies së flokëve, etj. Ka të dhëna se ky lëng pengon edhe rritjen e tumorit. Gjethet e pastruara të kësaj perimeje mund t'i përdorim si sallatë.
(Kosova Sot Online)