Ja vaji që ju duhet

  • E.K /
  • 11 maj 2021 - 11:58
Ja vaji që ju duhet

Vaji i papërpunuar i kolcës (lloj bime, Brassica napus) përmban kompleksin e thartirave të pangopura yndyrore, omega 3-6-9 dhe një sasi të konsiderueshme të thartirës së pangopur yndyrore alfa linoleinike dhe është një zëvendësim më i mirë për zierje, pjekje dhe përzhitje sesa vaji i shtrenjtë i kokos, i cili bazohet në thartirat yndyrore mono të pangopura.

Natyrisht, vaji i kolcës nuk duhet të jetë i rafinuar, meqë në vajin e rafinuar janë të pranishme trans-yndyrat.Por, imponohet një problem: çka nëse vajin e ftohtë, të papërpunuar, duam ta përdorim për pjekje, apo zierje? Te shumica e këtij lloji të vajrave, që në temperaturat prej 50 shkallë celsius, vjen deri te krijimi i transyndyrave. Edhe në këtë rast zgjidhja më e mirë është vaji i kolcës, i cili e ka një pikë të lartë të tymosjes, prej më shumë se 155 shkallë celsius, prandaj ai mund të përdoret për pjekje dhe për zierje.

(Kosova Sot Online)