Si ta përdorni pajisjen e klimës, pa e dëmtuar shëndetin?

  • E.K /
  • 13 May 2021 - 12:42
Si ta përdorni pajisjen e klimës, pa e dëmtuar shëndetin?

Mjekët thonë se nuk duhet tepruar me përdorimin e pajisjes së klimës. Është sidomos e dëmshme që të krijohet një dallim i madh me temperaturën e jashtme. Ky dallim nuk duhet të jetë më i madh se 8 shkallë celsius. Në të kundërtën, rrezikoni që të pësoni probleme të ndryshme shëndetësore, bile edhe infarkt të zemrës. Nga një gjë e tillë nuk rrezikohen vetëm personat me sëmundje të zemrës, por edhe personat të cilët, përndryshe, konsiderohen si të shëndoshë.

Qëndrimi afër klimës mund të shkaktojë dhembje të kokës dhe dhembje në eshtra dhe nyja, ku shembull tipik janë shoferët e automobilave me klimë, të cilët ankohen në dhembje në krahun e djathtë, ku ajri i ftohtë më së shumti godet. Ajri i ftohtë i pajisjes së klimës kurrë nuk duhet të bjerë direkt në qafë, shpatulla, shpinë, për shkak të rrezikut nga shiatiku dhe shtangimi. Duhet ruajtur edhe fytyrën, në mënyrë që të mos vijë deri te paraliza e nervave të fytyrës.

(Kosova Sot Online)