Ushqimet që ua përmirësojnë humorin dhe ua humbin kilet e tepërta

  • E.K /
  • 14 May 2021 - 20:12
Ushqimet që ua përmirësojnë humorin dhe ua humbin kilet e tepërta

Nëse doni që t'i humbni kilet e tepërta, atëherë rëndësi kryesore ka që të jeni të relaksuar.Ja ushqimet, të cilat ua zvogëlojnë stresin e shkaktuar nga uria, duke ju ndihmuar që sa më me efikasitet t'i humbni kilet e tepërta.

SALMONI

Peshku salmon përmban thartirat yndyrore omega-3, të cilat mendohet se e përmirësojnë humorin. Nëse në vend të mishit të kuq hani salmon, atëherë kjo mund t'ju ndihmojë në humbjen e kileve të tepërta.

SPINAQI

Kjo perime e preferuar nga personazhi i filmave të vizatuar, Popeye, është e pasur me magnez. Nëse në organizmin tuaj mungon ky mineral i rëndësishëm, atëherë ndiheni i lodhur, irritabil dhe i mërzitur. Spinaqi është i pasur edhe me vitamina A, B, C dhe paraqet një burim të mrekullueshëm të hekurit dhe proteinave, të cilat na e rrisin energjinë. Një studim ka treguar se spinaqi ndihmon në humbjen e kileve të tepërta me anë të zvogëlimit të dëshirës për ëmbëlsira dhe ushqime të njelmëta.

SANDVIÇI ME PESHK TUNË

Ngjashëm me salmonin, edhe tuna është i pasur me omega 3, derisa buka integrale e sandviçit ju bën që të ndiheni mirë. Kjo ndikon që organizmi ta lirojë hormonin e rregullimit të humorit, serotoninë, gjë që ju bën të ndiheni të kënaqur. Drithërat integrale ju ndihmojnë edhe që të ndiheni më të ngopur gjatë tërë ditës.

BORONICAT

Ngjyra e purpurt e boronicave vjen nga substanca antocianinë, e cila e rritë humorin (disponimin). Kjo pemë po ashtu është e pasur edhe me fibra dhe ujë, duke ju bërë që të ndiheni të ngopur për një periudhë më të gjatë kohore.

ÇOKOLLATA E ZEZË

Rreth 30 g të çokollatës së zezë paraqet dozën ideale të këtij ushqimi, në mënyrë që të ndihemi të gëzuar dhe të përfitojmë në aspektin e shëndetit. Polifenolet e çokollatës së errët janë ato që e përmirësojnë humorin. Ato e ulin edhe shtypjen e gjakut.

PORTOKAJTË

Këto pemë janë të pasura me sasi të mëdha të vitaminës C, një antioksidues për të cilin është parë se ndihmon që ta rimarrim veten shpejt pas stresit.

SELINOJA

Selinoja përmban një substancë kimike e cila e ulë përqendrimin e hormonit të stresit në gjak, duke relaksuar enët e shtrënguara të gjakut.

DOMATET QERSHI

Domatet janë të pasura me likopen, substancë e cila e ngadalësongrumbullimin e shkaktarëve të inflamacionit, e të cilët ndikojnë edhe në uljen e humorit dhe shkaktojnë ndjenjën e ngathtësisë. Domatet qershi kanë pak kalori, gjë që ndihmon në humbjen e kileve të tepërta.

(Kosova Sot Online)