Keqpërdorimi i klimës, i dëmshëm sikur alkooli

  • E.K /
  • 17 May 2021 - 09:55
Keqpërdorimi i klimës, i dëmshëm sikur alkooli

Edhe pse vozitja në temperatura të larta mund të jetë e rrezikshme, përdorimi joadekuat i klimës mund të shkaktojë probleme të mëdha. Angel Suarez, inxhinier në qendrën teknike të kompanisë "SEAT", thotë se rreziku më i madh vjen nga mos ajrosja e veturës para ndezjes së pajisjes së klimës. Që rreziku të jetë edhe më i madh, ky është edhe gabimi më i shpeshtë që e bëjnë shoferët. - Tridhjetë sekonda para ndezjes së klimës, duhet hapur xhamat, apo dyert e veturës, në mënyrë që të dalë të nxehtit nga aty - thotë Suarez.

Ai këshillon që temperatura të mos rregullohet nën 21 shkallë celsius, në mënyrë që të mos rritet ndjeshëm harxhimi i karburantit. Suarez tërheqë vërejtjen se temperaturat shumë të larta mund t'i dëmtojnë aftësitë vozitëse. - Kur temperatura në veturë është 35 shkallë celsius, atëherë shoferi reagon 20% më ngadalë sesa kur ajo është 25 shkallë. Në rastin e parë shoferi reagon sikur të kishte 0,5 promila alkool në gjak - thotë Suarez.

(Kosova Sot Online)