Dieta me agrume: 6 kilogramë më pak për dy javë

  • A.P /
  • 17 May 2021 - 15:30
Dieta me agrume: 6 kilogramë më pak për dy javë

Hapi i parë për humbje në peshë është rregullimi i tretjes. Për ta përmirësuar punën e sistemit tretës nevojitet ta përmirësoni sekretimin e lëngjeve të lukthit,e këtë e bëjnë agrumet. Sipas fjalëve të nutricistëve, limoni, grejpfruti, portokalli dhe mandarina janë të pasura me acidet agrume që në kombinim me acidet tjera nxitin sekretimin e lëngjeve, dhe me vetë këtë, e përmirësojnë tretjen. Një gotë me ujë të ngrohtë dhe lëng limoni janë përzierje e duhur për ngritjen e energjisë dhe janë si një "injeksion" me vitamina. Falë acideve të veta, lëngu i limonit neutralizon ndikimin e dëmshëm të ushqimit për shëndetin tonë. Lëngu i limonit parandalon ngritjen e nivelit të sheqerit në gjak.

Limoni është plot me fibrat pektinë, që ndihmojnë kundër urisë, luajnë rol në përmirësimin e tretjes dhe në hedhjen e toksinave të dëmshme nga organizmi. Rregullat e dietës: - Para së gjithash, nevojitet që çdo mëngjes të pini lëng limoni dhe portokalli me ujë të vakët - për çdo ditë duhet të hani së paku pesë porcione pemë dhe perime, detyrimisht edhe agrume. - Te kjo dietë nuk ka numërim të kalorive, por porcionet të mos jenë të forta dhe të hani në kohë të caktuar. - Shmangni bukën e bardhë, orizin, patatet dhe flluskat. Hani oriz integral, perime të gjelbra. Shmangni ushqimin e përpunuar, sepse fsheh sheqer dhe vështirësojnë punën e mëlçisë dhe tretjen. 

(Kosova Sot Online)