Ja pse nuk duhet bërë dush çdo ditë!

  • E.K /
  • 18 May 2021 - 13:02
Ja pse nuk duhet bërë dush çdo ditë!

Një numër i konsiderueshëm njerëzish bëjnë dush çdo ditë, por shkencëtarët nuk e preferojnë një gjë të tillë, sidomos jo gjatë dimrit. Në Universitetin San Diego është bërë një studim interesant. Grupi i shkencëtarëve, të udhëhequr nga dr. Casey Carlos, thotë se, për lëkurën tonë, nuk është mirë që të bëjmë dush çdo ditë. Kjo vlen sidomos gjatë stinës së dimrit, thuhet në një revistë shkencore. Gjatë dimrit lëkura është më e ndjeshme, thahet më shumë dhe u nënshtrohet disa faktorëve të tjerë, të cilët nuk ekzistojnë gjatë verës.

Me siguri keni vërejtur sesi, gjatë dimrit, lëkurën në duar e keni të dëmtuar. Kjo ndodhë me tërë lëkurën tonë. Dr. C. Carlos thotë se shumë rëndësi ka edhe si bëjmë dush. Gjatë dimrit nuk duhet bërë dush me ujë tepër të nxehtë edhe pse një gjë e tillë ndoshta na pëlqen. Me rëndësi është edhe si e përdorim sapunin. Ai preferon që me sapun të lahen vetëm vendet kritike, sikur që janë sqetullat, shputat e këmbëve dhe vendet intime. Po ashtu, me rëndësi është edhe hidratimi i lëkurës.

(Kosova Sot Online)