Arrat braziliane shumë të dobishme për gjëndrën tiroide, por jo vetëm

  • E.K /
  • 19 May 2021 - 14:51
Arrat braziliane shumë të dobishme për gjëndrën tiroide, por jo vetëm

Arra që vijnë në rajonin tonë nga Brazili, Bolivia, Venezuela dhe Kolumbia, që njihen si arrat e Brazilit, klasifikohet si një ushqim jashtëzakonisht mjekësor me përfitime të shumta shëndetësore për trupin tonë. Përveç mineralit selen, arrat braziliane janë të pasura me yndyra cilësore dhe acide yndyrore omega-6.

Arrat braziliane janë gjithashtu të pasura me një kompleks të vitaminave B, kalium dhe magnez. Përmban shumë vitaminë E dhe është burim i glutaminës, e cila rrit thithjen e selenit të përmendur. Ndryshe nga arrat e tjera, ajo bie më shumë në sy për shkak të pasurisë së selenit, i cili kontribuon në rregullimin e punës së gjëndrës tiroide dhe vepron në mënyrë parandaluese kundër sëmundjeve malinje.

Seleni është një antioksidues natyral që parandalon zhvillimin e shumë sëmundjeve, ngadalëson plakjen, forcon sistemin imunitar dhe gjendet në një numër të vogël ushqimesh. Përmbajnë shumë yndyrë, deri në 70%, prandaj duhet të përdoret me masë. Konsumimi i dy arrave braziliane në ditë plotëson të gjitha nevojat e trupit. Përdorimi i arrave braziliane zakonisht nuk rekomandohet për njerëzit që vuajnë nga sëmundje të zemrës sepse rrit nivelin e yndyrës në trup. Sasi të tepërt sigurisht që shkaktojnë një sërë problemesh të tilla si alergji, marramendje, të përziera, të vjella.

Ka deri në 656 kalori në 100 gramë arra braziliane, por ky lloj arre stimulon metabolizmin të punojë më shpejt dhe lidh toksinat që normalisht kombinohen me qelizat dhjamore dhe krijojnë celulit. Në çdo rast, përdorimi i tepërt i tyre nuk rekomandohet, dhe është më mirë ta përdorni atë të gjallë dhe të bluar si shtesë e drithërave ose si shtesë e sallatave.

(Kosova Sot Online)