Lexoni edhe:
Përfitimet që siguron pirja e një gote me ujë të ngrohtë çdo ditë
Pa marrë parasysh a e keni tepruar me ushtrime, me vrapim, apo keni pasur një ditë të ngarkuar fizikisht, shumica prej jush, të paktën një herë, është ballafaquar me dhembje të muskujve. Por, nëse dhembja e muskujve ju paraqitet vetvetiu, pa ndonjë shkak të caktuar, atëherë mund të flitet për ndonjë sëmundje të veçantë. Studimet kanë treguar se dhembja e muskujve mund të paraqitet te disa gjendje, sikur që janë: mungesa e vitaminës D, mungesa e hekurit në organizëm, stresi, apo edhe disa sëmundje të veçanta mjekësore (polimialgjia reumatike, artriti, problemet mekanike të nyjave, etj).
Përfitimet që siguron pirja e një gote me ujë të ngrohtë çdo ditëLexoni edhe:
Sa i përket largimit apo parandalimit të dhembjes së muskujve, ekspertët preferojnë konsumimin e proteinave pas ushtrimeve, bërjen e dushit të ftohtë pas ushtrimeve, në vend se të banjës së nxehtë, pastaj përdorimin e preparateve të magnezit, si dhe banjat me ujë të kriposur. Rëndësi ka edhe aktiviteti i rregullt fizik, edhe gjatë ditëve të pushimit, natyrisht i një intensiteti të matur.
(Kosova Sot Online)