Ja si duhet t'i ruani ilaçet

  • E.K /
  • 20 maj 2021 - 11:22
Ja si duhet t'i ruani ilaçet

Është mirë kur e kemi barnatoren tonë të vogël në shtëpi, në rast nevoje, por shumica prej nesh nuk dinë si t'i ruajnë ilaçet, në mënyrë që ato të mos shndërrohen në helme. Ja disa gjëra që nuk duhet t'i bëjmë: Thyerjen e tabletave -shtresa me të cilën janë të mbështjella tabletat, i mbron ato nga lëngjet e lukthit, në mënyrë që të mbërrijnë deri në zorrë, ku duhet të absorbohen.

Përdorimin e shurupeve tanimë të hapura - këtë nuk duhet bërë edhe nëse nuk iu ka kaluar afati i përdorimit, meqë sheqeri, i cili është njëri ndër përbërësit më të shpeshtë të çdo shurupi, paraqet terren të përshtatshëm për zhvillimin e baktereve. Marrjen e ilaçeve antiinflamatore në të esëll - mund të jetë e dëmshme për mukozën e lukthit, prandaj këto ilaçe duhen marrë gjithmonë pas buke. Ruajtjen e ilaçeve jashtë frigoriferit - ky është një gabim jo i rrallë. Duhet ta dimë se temperaturat e ulëta janë të domosdoshme për ruajtjen e substancave aktive të ilaçeve.

(Kosova Sot Online)