Kaçja - “trëndafili i egër” që ruan shëndetin
Vaji i yndyrshëm i kësaj bime është shumë efikas për lëkurën e thatë, duke e bërë më elastike dhe më të butë. Çaji nga trëndafili i egër, kaçja, ndikon mirë kundër lodhjes, plogështisë dhe anemisë. Në këtë periudhë kohore, barnatorja shtëpiake është shumë e mangët pa kaçen. Kaçja është përplot me vitamina C dhe K, karotenoide, likopen, pektinë, taninë. Shkaku i përbërësve të saj shërues përdoret edhe si tonik, pije plot me vitamina kundër ftohjes dhe gripit. Përdoret edhe në terapinë vendore apo popullore kundër ekzemës, akneve dhe psoriazës.
MST/ Çaji si terapi
Për fillim të ditës – Një lugë të frutës së tharë e përzieni me dy gota ujë të vluar, e lini të qëndrojë gjysmë ore. E ftohni dhe mund ta pini duke ia shtuar një lugë mjaltë.
Për imunitet - Tri lugë të mëdha të supës, i imtësoni dhe i përzieni me 0,5 l ujë të ftohtë dhe e lini të qëndrojë tri ditë. Më pas e zieni për gjysmë ore, e lini të ftohet dhe e përzieni me pak qumësht dhe me pak mjaltë.
(Kosova Sot)