Qepa e zakonshme, nuk ka sëmundje që nuk 'gjunjëzohet' para saj

  • A.P /
  • 20 May 2021 - 15:33
Qepa e zakonshme, nuk ka sëmundje që nuk 'gjunjëzohet' para saj

Të parët tanë theksojnë se nuk ka ilaçe më të mira se ato natyrale. Një nga këto çudi, që është përdorur me të madhe dikur, është qepa e zakonshme.

QEPA LARGON TEMPERATURËN

Kjo është ideale sidomos për fëmijët. Nëse fëmija juaj ka temperaturë të lartë, preni qepën në pjesë dhe i futni në uthullën e mollës, e më pas e vendosni në shputa dhe në veshët e fëmijës. Zjarri largohet shpejt.

SHËROJENI KOLLËN ME QEPË!

Lëngu nga qepa është shurup shumë efikas kundër kollës, të cilin mund ta përgatitni sipas kësaj recete: Përbërësit: 1 kokë qepë, 2-3 lugë mjaltë natyral. Përgatitja: Zgjidhni një kokë qepë të freskët, të madhësisë mesatare. E preni dhe e qëroni. E vendosni në një enë të thellë dhe ia derdhni mjaltin. Enën e mbuloni me foli dhe e lini në temperaturë të dhomës që ta kalojë natën. Të nesërmen në mëngjes, masën e kulloni dhe kjo sasi mjafton për një ditë. Merrni nga një lugë shurup për çdo dy orë, mundeni edhe më shpesh. 

(Kosova Sot Online)