Pastroni mëlçinë dhe hiqni qafe helmet në mënyrë natyrale

  • E.K /
  • 21 May 2021 - 12:53
Pastroni mëlçinë dhe hiqni qafe helmet në mënyrë natyrale

Duhet të pini së paku dy litra ujë në ditë, të merrni frymë thellë dhe të jeni të qetë. Duhet të bëni dush me ujë të ngrohtë e më pas për 30 sekonda me të ftohtë, sepse kjo përmirëson shtypjen e gjakut. Pos këtyre këshillave, ja çfarë të konsumoni për të pasur një mëlçi të shëndetshme në mënyrë natyrale.

UJË TË NGROHTË ME LIMON

Mënyrë e shkëlqyeshme për detoksim. Kjo duhet t'ju shndërrohet në rutinë, çdo mëngjes pini pak ujë të vakët me lëng limoni. Mos shtoni sheqer, e asgjë tjetër. Po ashtu, pos ujit të ngrohtë me limon, në çdo gjellë shtoni edhe hudhrën. Pini sa më shumë çaj të gjelbër, sepse ai e pastron mëlçinë nga helmet e grumbulluara. Ky organ krahas çajit të gjelbër do të jetë në funksionim të plotë.

(Kosova Sot Online)