A mundet kafeja të ndikojë në funksionet kognitive?

  • E.K /
  • 24 May 2021 - 11:08
A mundet kafeja të ndikojë në funksionet kognitive?

Studimet paraprake kanë sugjeruar se konsumimi i kafesë mund të ulë rrezikun për dëmtim të butë të aftësive njohëse. Por, sipas zbulimit të fundit, ky efekt mbrojtës mund të varet nga ajo se sa shumë ndryshojnë shprehitë tuaja të konsumimit të kafesë. Studimi është publikuar në revistën shkencore "Journal of Alzheimer's Disease", në të cilin ishin të përfshirë 1,445 njerëz, nga mosha 65-84 vjeçe. Bashkautori në studim, Dr. Vincenzo Solfrizzi, dhe kolegët kishin përcjellë pjesëmarrësit në studim për tri vjet e gjysmë, duke montuar konsumimin e tyre të kafesë.

Sipas studimit, rreth 10-20 për qind e pjesëmarrësve mund të vuajnë nga kjo gjendje, pra e një dobësimi të funksioneve kognitive, përderisa kjo gjendje konsiderohet si faktor i rrezikut për sëmundjen e Alzheimer-it, formën më të zakonshme të demencës. Rezultatet po ashtu kanë theksuar se personat që kishin shtuar konsumimin e kafesë për një gotë në ditë, ishin shumë më të rrezikuar nga gjendjen e lartpërmendura, në krahasim me ata që e kishin ulur për një gotë në ditë konsumimin e kafesë.

(Kosova Sot Online)