
Lexoni edhe:
Me ujë kundër fryrjeve në stomak
Gërhitja është problem, i cili mundon shumë njerëz dhe jemi shumë të sigurt që keni tentuar mënyra të shumta për ta ndaluar këtë çrregullim që prish gjumin tuaj, por jo vetëm tuajin.
HUMBNI NË PESHË
Hulumtimet kanë treguar se gjasat për gërhitje për 50 për qind janë më të larta te personat me mbipeshë. Arsye janë shtresat dhjamore në pjesën e sipërme të organeve të frymëmarrjes, të cilat mund të pengojnë frymëmarrjen normale.
Me ujë kundër fryrjeve në stomakLexoni edhe:
HIQNI QAFE SHPREHITË E DËMSHME
Gërhitja shpeshherë shfaqet te duhanxhinjtë, pasi që duhani irriton kanalet nazale, duke pakësuar depërtimin e ajrit dhe me këtë e vështirëson frymëmarrjen përmes hundës. Alkooli nga ana tjetër relakson muskujt dhe bllokon kalimin e ajrit nëpër fyt.
MOS FLINI NË SHPINË
Gjumi në spinë shton mundësitë për gërhitje, sepse bëhet fjalë për pozitën në të cilën depërtimi i ajrit është më së paku stabil. Hulumtimet tregojnë se më së paku gërhasin ata që flenë në krah.
LËSHOJENI ZËRIN
Cilido lloj i këndimit zvogëlon mundësitë e gërhitjes sepse këndimi forcon muskujt në pjesën e sipërme të muskujve të fytit, kështu që ka më pak gjasa për bllokim të organeve të frymëmarrjes.
(Kosova Sot Online)