Buka e bardhë dhe pasta mund ta rritin rrezikun për depresion

  • E.K /
  • 31 May 2021 - 11:06
Buka e bardhë dhe pasta mund ta rritin rrezikun për depresion

Ushqimi, përkatësisht buka e bardhë dhe orizi, do të mund ta shtojnë nivelin e depresionit te gratë e moshuara, sugjeron studimi i fundit. Por, ushqimet integrale, ushqimet e forta dhe perimet e reduktojnë atë. Ushqimet e rafinuara ndikojnë që niveli i sheqerit në gjak të rritet shpejtë. Proceset e tilla mund të shkaktojnë simptoma të depresionit, thuhet në studim. Burimet, të cilat janë publikuar në "American Journal of Clinical Nutrition", do të mund të qesin dritë në parandalimin dhe trajtimin e depresionit përmes ushqimeve.

Rreth tre në njëqind persona në Britani vuajnë nga depresioni. Në studimin që kishte përfshirë të dhënat e më shumë se 70,000 gra që e kishin kaluar menopauzën, shkencëtarët kanë gjetur një lidhje midis konsumimit të karbohidrateve të rafinuara dhe depresionit. Kur njerëzit konsumojnë karbohidrate, sheqeri i tyre në gjak rritet në shkallë të ndryshme. Ushqimet e rafinuara si buka e bardhë dhe orizi i bardhë nxitin hormone që janë përgjegjëse në trup për reduktimin e niveleve të sheqerit në gjak. Përgjigja në trup po ashtu mundet të shkaktojë ndryshime në diskonim, dhimbje dhe simptoma tjera, si depresioni për shembull.

(Kosova Sot Online)