A mund të ndodhë që të shkoni ta kontrolloni dhëmbin, e dentisti "t'ju japë", Alzheimer-in?

  • A.P /
  • 31 May 2021 - 15:33
A mund të ndodhë që të shkoni ta kontrolloni dhëmbin, e dentisti

Vizitat te dentisti janë të frikshme, pothuajse për shumicën prej nesh, por tituj kryesorë të javës së kaluar na kanë shokuar të gjithëve, kur u tha se sëmundja e Alzheimer-it mundet në mënyrë potenciale të bartet përmes kirurgjisë dentare, që e bën edhe më të frikshëm këtë fakt. Studimi i ri nga profesori John Collinge, një neurolog në Londër, ka sugjeruar se "amyloid beta", proteinë kjo që e formon një nga komponentët kritikë të sëmundjeve vdekjeprurëse të trurit, mund të bartet përmes instrumenteve mjekësore të kontaminuara.

Kjo proteinë, sipas shkencëtarëve, bllokon sinjalet midis qelizave të trurit, që shkaktojnë Alzheimer-in. Shkencëtarët theksojnë se hulumtime shtesë nevojiten të bëhen, por se kjo nuk është hera e parë që format dentare, dhe format tjera të kirurgjisë janë lidhur me demencën. Një studim nga universiteti në Southempton, që ishte publikuar në revistën shkencore "Neurology", më 2011, ka sugjeruar se kjo do të mund të ndikonte në shpejtimin e progresit të sëmundjes së Alzheimer-it, te njerëzit që tashmë kanë sëmundjen në fazën e parë të përparimit.

(Kosova Sot Online)